PSG përjashton Neymar!

Futboll

PSG përjashton Neymar!

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:13
Neymar

Neymar Junior nuk do të luajë asnjë ndeshje me PSG-në derisa të sqarohet përfundimisht e ardhmja e tij.

Këtë e ka konfirmuar sot trajneri Thomas Tuchel, i cili në intervistën para ndeshjes me Touluse theksoi:

“Neymar është gjithnjë e më i gatshëm për të luajtur, ka arritur formën e duhur dhe ka më shumë kapacitet për të qenë pjesë e skuadrës. Ai është stërvitur shumë mirë, me kualitet dhe intensitet të lartë. Por, situata e tij me klubin është si gjithnjë e njëjtë. Pozicioni i klubit është i qartë: Nëse situata e tij nuk qartësohet, atëherë ai nuk do të luajë. Nëse situata e tij qartësohet që nesër, ai do të luajë, nëse nuk ndodh, ai nuk luan”.

Me pak fjalë Neymar nuk do të zbresë në fushë deri më 2 shtator, kur merkato të jetë mbyllur dhe e ardhmja e tij të jetë e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat