Hila i Prishtinës - Bota Sot
Hila i Prishtinës

Futboll

Hila i Prishtinës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:35
Hila i Prishtinës

Pas negociatave jo të lehta, FC Prishtina ka bindur mesfushorin, Ardit Hila, që t’i bashkohet Prishtinës në dy vitet e ardhshme.

Hila, 26 vjeç, i lindur më 06.01.1993 në Elbasan, në edicionin 2018/19 është shpall kampion me Partizanin duke u paraqitur në 27 ndeshje kampionale. Hila, pas një viti në Partizan, më parë është paraqitur tre vite me Teutën dhe dy vite me Elbasanin. Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistruar 159 paraqitje duke shënuar 15 gola dhe asistuar në 9 gola.

“Është e vërtet, është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës”.

“Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me bardhekaltrit, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...