Flet heroi i Chelseat pas fitores ndaj Norwich

Futboll

Flet heroi i Chelseat pas fitores ndaj Norwich

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:48
Tammy Abraham

Tammy Abraham është duke bërë atë që “ëndërroi gjithmonë”, pasi shënoi në fitoren e Chelseat 3-2 ndaj Norwich.

21-vjeçari është dashur të tregojë durim të madh për të depërtuar në ekipin e parë, pasi bëri debutimin në vitin 2016.

Sulmuesi anglez shënoi dy gola në fitoren e parë të ‘Bluve’ këtë edicion në Carrow Road.

”Është diçka që kam ëndërruar ta bëj gjithmonë”.

“Të shënoj për klubin tim të fëmijërisë. Për të hyrë në ekipin e parë dhe të fillojë të shënojë gola. Unë jam thjesht i lumtur që mund të ndihmoj ekipin tim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat