Lionel Messi nënshkruan me një skuadër të divizionit të tretë në Norvegji

Futboll

Lionel Messi nënshkruan me një skuadër të divizionit të tretë në Norvegji

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:12
Norvegji

Një skuadër nga liga e tretë e Norvegjisë ka nënshkruar me Lionel Messi…por tifozët e Barcelonës nuk bën të shqetësohen

Formalisht është i njohur me emrin Daniel Are Knutsen, por 16 vjeçari është një adhurues i madh i argjentinasit, aq shumë saqë e ka ndryshuar emrin e tij duke ia vënë vetes emrin e idolit.

Junkeren, një skuadër nga veriu i Norvegjisë, ka zyrtarizuar sot të riun Messi-dhe klubi shpreson që tinejxheri të tregoj të njëjtat vlera si emri i legjendës së Barcelonës.

“E kam pasur në plan që ta ndryshoj emrin tim që një kohë tani dhe Lionel Messi është idoli i imë më i madh. Me dedikumin tim për futbollin, pse mos të përvojë”, ka thënë i riu për VG.

“Dëshiroj të qendrojë dhe ta bëj më të mirën që të luajë në këtë mënyrë. Është e mundshme të shihni disa ngjashmëri, por talenti i im ndoshta nuk është aq i madh”.

Menaxheri gjeneral i Junkeren, Runar Bo Eriksen, ka thënë se klubi i tij ende nuk ka kryer tërë punën për transfer.

“Bëra humor më herët se ne do të shikojmë edhe për Cristiano Ronaldon”, tha ai. “Messi i ri do të luajë për skuadrën U-16 për shumicën e kohës, por ne shpresojmë që ai eventualisht ti bashkohet skuadrën e parë”.

Në Kataloni, në anën tjetër, Messi i vërtetë është rikthyer sot në stërvitje dhe është gati për të startuar në ndeshjen e së dielës kundër Real Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat