Zidane bën çudinë: Rikthen titullar të larguarin, pas 832 ditësh!

Futboll

Zidane bën çudinë: Rikthen titullar të larguarin, pas 832 ditësh!

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:20
Zinedine Zidane

Real Madrid zbret në “Bernabeu” për javën e dytë të La Liga, këtë herë ndaj Valadollid.

Zinedine Zidane ka bërë habinë me formacionin që ka hedhur në fushë, duke e vendosur nga minuta e parë James Rodriguez, i cili ndeshjen e fundit me madrilenët e ka 832 ditë më parë, rreth 2 vite e tre muaj.

Në sulm është sërish Bale dhe Benzema, duke ulur në stol Vinicius Junior. Edhe për Isco ka vend për ta nisur titullar, i cili ka zënë vendin e brazilianit, ndërsa James merr vendin e Modric i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e shkuar.

Formacioni i Zidane: Courtois, Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Isco, James; Bale dhe Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat