Munishi: Ia kemi pasur frikën Niklit, por...

Futboll

Munishi: Ia kemi pasur frikën Niklit, por...

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 19:22
Munishi: Ia kemi pasur frikën Niklit, por...

Ballkani ka shënuar fitore ndaj kampionëve në fuqi të Superligë, Feronikelit me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së dytë.

Qysh në minutën e 5-të vendësit kaluan në epërsi me anë të Blend Baftiut.

Rezultati u dyfishua nga Besnik Krasniqi i cili u tregua i saktë nga pika e bardh në minutën e 19-të.

Shifrat u ngushtuan nga Haxhi Neziraj në minutën e 47-të.

Për rezultatin final u përkujdes Blend Baftiu në minutën e 52-të për 3:1.

Pas ndeshjes, ka folur kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili u shpreh shumë i lumtur me tre pikët e fituara.

“Patëm edhe pak fat në këtë ndeshje, vrapuam më shumë se Feronikeli, iu qasëm ndeshjes me seriozitet maksimal, e kemi njohur shumë mirë kundërshtarin. Të them të drejtën ja kemi pasur frikën, por djemtë kanë bërë një lojë fantastike, fitorja e pashmangshme.

Nuk jemi skuadër e lexueshme, kemi disa taktika të ndryshme që i përdorim gjatë zhvillimit të ndeshjes”, ishin fjalët e Munishit dhënë për Supersportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat