Taulant Xhaka e Edon Zhegrova zëvendësues në fitoren e Baselit

Futboll

Taulant Xhaka e Edon Zhegrova zëvendësues në fitoren e Baselit

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:53
Pamje nga ndeshja

Baseli ka shënuar fitore të lehtë si mysafir i Xamaxit me rezultat 0-3.

Në një ndeshje ku u llogarit favorit, skuadra nga “St. Jacob Park” ishte dukshëm më e mirë sesa ajo nga Neuchetali, me ç’rast realizuan edhe fitoret e katërt në pesë ndeshje.

Ajo që është e rëndësishme, Kemal Ademi realizoi njërin nga golat, derisa Taulant Xhaka e Edon Zhegrova luajtën si zëvendësues.

Xhaka hyri në lojë në minutën e 69-të në vend të Campos, kurse ylli i Kosovës, Zhegrova në të 76-tën, ku pati në dispozicion një çerek e pak minuta për t’i treguar aftësitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat