Klopp: Nuk jemi Disneyland, ja çfarë më befasoi tek Arsenal

Futboll

Klopp: Nuk jemi Disneyland, ja çfarë më befasoi tek Arsenal

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 22:05
Jurgen Klopp

Liverpool ka shfaqur dominimin e tij ndaj Arsenalit ditën e shtunë duke fituar 3-1 falë një Mohamed Salah në formë fantastike.

Trajneri i The Reds Jurgen Klopp ka thënë se formacioni i Topçinjve e ka befasuar dhe pasi lojtarët e tij u ambientuan, ata bënë një paraqitje të përsosur.

“Ishte një ndeshje brilante nga ne. Ishte e shkëlqyer. U befasuam nga sistemi i përdorur nga ata. Nuk po e kuptonim a luanin me mesfushë në formë diamanti apo diçka tjetër, por edhe ne rregulluam disa gjëra dhe e përballuam mirë.

“Për 80 minuta e dominuam komplet ndeshjen. Nuk jemi Disneyland, nuk kemi nevojë të argëtojmë publikun në çdo moment.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat