Njeriu i ndeshjes! Kjo është nota fantastike e Vedat Muriqit pas golit të shënuar

Futboll

Njeriu i ndeshjes! Kjo është nota fantastike e Vedat Muriqit pas golit të shënuar

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Shënoi në pjesën e parë, u anulua, por jo edhe në të dytën..

Vedat Muriqi, i cili me të drejtë po konsiderohet si idhulli i tifozëve të Fenerbahces ka realizuar sërish për skuadrën e re.

Ylli i Kosovës arriti t’i barazoi shifrat në ndeshjen përballë Basaksehir pas një asisti të bukur nga Cigerci.

Goli i Muriqit ndihmoi bashkëlojtarët që të këndellen, e kështu në fund fare ta realizojnë edhe golin e fitores. Takimi u mbyll 1-2, derisa kjo ishte fitorja e dytë e Fenerit në po aq ndeshje.

Performanca e mirë e prizrenasit padyshim se është vlerësuar edhe nga sajti i statistikave, “whoscored”, ku ka marr notën 7.7, ashtu si bashkëlojtarët Tufan e Durar, por Muriqi ka qenë më aktiv që nga fillimi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat