Konfirmohet nëse Messi do të luajë ndaj Betisit apo jo!

Futboll

Konfirmohet nëse Messi do të luajë ndaj Betisit apo jo!

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:12
Leo Messi

Lajm i keq për të gjithë tifozët e Barcelonës.

Messi do të mungojë në ndeshjen e nesërme që Barcelona e zhvillon si vendase ndaj Real Betisit.

Kjo është mësuar nga lista e futbollistëve të ftuar, që e ka zbuluar trajneri Valverde një ditë para takimit të parë në “Camp Nou” në edicionin e ri.

Mungesa e Messit doli të jetë vendimtare në ndeshjen e parë, ku Barça u mposht nga Athletic Bilbao me rezultat 1-0, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër me fillim nga ora 21:00.

Kujtojmë se rivali i përbetuar i katalunasve, Real Madridi, sot dështoi të shënoi fitoren e dytë në po aq ndeshje, pasi u ndal me barazim 1-1 nga Real Valladolid në “Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat