Juventus zyrtarizon ish-trajnerin e Interit në vend të Sarri-t - Bota Sot
Juventus zyrtarizon ish-trajnerin e Interit në vend të Sarri-t

Futboll

Juventus zyrtarizon ish-trajnerin e Interit në vend të Sarri-t

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 06:34
Giovanni Martusciello

Maurizio Sarri nuk do të jetë në krye të Juventusit për ndeshjet ndaj Parmës dhe Napolit, për shkak të sëmundjes së tij në mushkëri.

Gjatë këtyre dy ndeshjeve, skuadra bardhezi do të drejtohet nga ndihmësi i tij, Giovanni Martusciello, i cili njihet si një trajner me eksperiencë.

Nga vitit 2009-2016 Martusciello ka qenë asistent tek Empoli, ndërsa në sezonin 2016-17 ishte kryetrajner i ekipit Toskan. Karriera e tij nga vitit 2017 deri në vitin 2019 vijoi tek Inter, aty ku ai ishte trajner i dytë i zikaltërve, pas Luciano Spalletti.

Me rikthimin e Sarrit në Itali, ai u bashkua me të tek Juventus, duke parë edhe shkarkimin që Inter i bëri trajnerit Spalletti dhe mbetën të papunë.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Juventusi do e nisë sezonin pa trajneri e parë në pankinë, teksa në sezonin 2012-13 Massimo Carrera inauguroi startin e kampionatit, pasi Antonio Conte dhe zëvendësi i tij, Angelo Alessio ishin të dy të skualifikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...