Real i “dashuruar” me portierët e Premier, ofertë veteranit holandez - Bota Sot
Real i “dashuruar” me portierët e Premier, ofertë veteranit holandez

Futboll

Real i “dashuruar” me portierët e Premier, ofertë veteranit holandez

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 07:02
Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane është ende në kërkim të një portieri të dytë, duke qenë se e ardhmja e Keylor Navas është larg Madridit. Për  këtë arsye, trajneri francez ka piketuar veteranin holandez Maarten Stekelenburg, që luan në Premier League me skuadrën e Everton.

Zidane ka kërkuar më herët edhe Pepe Reina, portierin e dytë të Milanit, por ende nuk është arritur marrëveshja (ka rrogë të lartë). Për të evituar që të mbesë “zbuluar”, pa një portier të dytë në momentin që do të ikë Navas, klubi po sheh edhe për mundësi të tjera.

Sipas “Football Insider”, portieri 36-vjeçar Stekelenburg, që ka një kontratë deri në vitin 2020 me Everton, është gati të transferohet në La Liga për të veshur fanellën “merengues”. Portieri 36-vjeçar në dy sezonet e fundit ka koleksionuar në total vetëm 5 ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...