Xhaka: Arsenali tani duhet të fokusohet për derbin ndaj Spurs - Bota Sot
Xhaka: Arsenali tani duhet të fokusohet për derbin ndaj Spurs

Futboll

Xhaka: Arsenali tani duhet të fokusohet për derbin ndaj Spurs

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:52
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se Topçinjtë duhet të vazhdojnë përpara dhe të përqendrohen në derbin e Londrës Veriore pas humbjes ndaj Liverpool të shtunën.   

Xhaka zuri vendin e Reiss Nelson në formacionin startues të Unai Emery, dhe ndryshimi taktik fillimisht dukej i qëlluar, por derisa sa skuadra e Jurgen Klopp u ambientua dhe realizoi fitore të rehatshme 3-1.

Gjithsesi, tani Arsenal përpara vetes ka një tjetër test të vështirë pasi do të përballet me Tottenham të dielën tjetër.

“Ne duhet të harrojmë sa më shpejtë këtë sepse është një derbi dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është për tifozët, klubin dhe për ne”, i tha ai faqes zyrtare të klubit.

“Ne kemi treguar në vitet e fundit se mund të kemi ndeshje shumë të mira kundër tyre. Le të fillojmë të përgatitemi këtë javë kështu që jemi gati të luajmë kundër Spurs”.

“Liverpool ka një ekip të mirë, me futbollistë të shkëlqyeshëm dhe është gjithmonë e vështirë këtu. Nuk është vetëm për ne, shumë skuadra e kanë të vështirë kur vijnë këtu. Është një ndeshje dhe ne kemi humbur sot, por duhet të jemi pozitivë për javët e ardhshme”, potencoi Xhaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...