Drita nuk gabon, gjunjëzon Flamurtarin

Futboll

Drita nuk gabon, gjunjëzon Flamurtarin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:49
Izair Emini

Drita nga Gjilani nuk gabon sikurse në javën e parë kur humbi me 0:1 nga Ferizaj, por kësaj radhe luajti me shumë vëmendje dhe arkëtoi tri pikët e para në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita bëri paraqitje të mirë dhe me plotë meritë e mposhti me rezultat 3:0 Flamurtarin e Prishtinës. Në një kohë mjaft të mirë, atmosferë e mirë Drita ishte më e mirë dhe arkëtoi pikët e plota ndaj Flamurtarit që javën që e lamë pas barazoi 1:1 me Prishtinën.

Në minutën e 4-të, Betim Haxhimusa me zhdërvjelltësinë e tij shënon në portën e zbrazët për 1:0, duke shfrytëzuar një gabim të portierit Ardit Nik. Në pjesën e dytë, futbollisti i mirënjohur Izair Emini me gjuajtje të fuqishme brenda zonës shënon për rezultatin 2:0.  

Në minutën e 78-të, Fidan Gërbeshi u tregua i pagabueshëm nga penalltia dhe 3:0, pasi që më parë u pengua Bunjamin Shabani nga një lojtar i “flamurtarëve”. Drita është në vend të tretë me 3 pikë, kurse Flamurtari i fundit me vetëm një pikë të fituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat