Renova barazon me Shkupin, Struga befason, Shkëndija dëshpëron - Bota Sot
Renova barazon me Shkupin, Struga befason, Shkëndija dëshpëron

Futboll

Renova barazon me Shkupin, Struga befason, Shkëndija dëshpëron

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:07
Remzi Selmani

Renova nga Xhepçishti i Tetovës barazoi në udhëtim me rezultat 2:2 me Shkupin, në derbin shqiptar të Kampionatit të Maqedonisë Veriore në futboll. Marin Jurina shënon dy gola për shkupjanët në minutën e 42-të dhe në atë të 90-tën, ndërsa trim i Renovës është Remzi Selmani, shënues i dyfishtë (44' e 82').

Pas javës së tretë Renova ka 7 pikë në vend të dytë sa ka edhe lideri Akademia Pandev, ndërsa Shkupi është në vend të pestë me 4 pikë. Struga Trim Lum shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Sileksit nga Kratova.  Struga renditet në vend të tretë me 6 pikë të mbledhura. Kampioni Shkëndija nga Tetova dëshpëron, duke barazuar si vendas 1:1 me Makedonija GP. Shkëndija vazhdon pa fitore, është pika e parë në kampionat.

Për tetovarët realizoi Bejtullai (41') dhe për mysafirët Padu (38'). Shkëndija është vend të nëntë me 1 pikë.

Liga e Maqedonisë Veriore
A. Pandev-Borec        2:0
Shkëndija-Makedonija GP    1:1
Shkupi-Renova    2:2
Struga Trim Lum-Sileksi    2:1
Vardari-Rabotniçki    2:0

Tabela
1. A Pandev    3    2    1    0    7
2. Renova    3    2    1    0    7
3. Struga Trim    3    2    0    1    6
4. Makedonija GP    3    1    2    0    5
5. Shkupi    3    1    1    1    4
6. Vardari    3    1    1    1    4
7. Rabotniçki    3    1    0    2    3
8. Sileksi    3    1    0    2    3
9. Shkëndija    3    0    1    2    1
10. Boreci    3    0    1    2    1

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...