Tottenham mposhtet në shtëpi, tifozët acarohen me VAR - Bota Sot
Tottenham mposhtet në shtëpi, tifozët acarohen me VAR

Futboll

Tottenham mposhtet në shtëpi, tifozët acarohen me VAR

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:52
Pamje nga ndeshja

Pas disa mundësive të mirë për vendasit, ishte blerja rekord e Newcastle që ka ndëshkuar Tottenham në minutën e 27’ të takimit.

Ai ka shfrytëzuar më së miri një pasim të Atsu, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke befasuar të gjithë tifozët e pranishëm në Tottenham Hotspur Stadium.

Spurs nuk janë në formë të mirë pasditen e së dielës dhe teksa minutat kalojnë, ata nuk krijojnë mjaftueshëm për të ndëshkuar miqtë.

Në çerek orëshin e fundit të takimit vendasit hidhen në sulm, por pa arritur të shpëtojnë të paktën një barazim nga kjo sfidë.

Madje VAR nuk akordon një penallti pas një faulli të dukshëm ndaj Harry Kane brenda zonës.

Me këtë disfatë, Tottenham bie në vendin e gjashtë të renditjes me vetëm katër pikë nga tri ndeshje.

Ndërkohë Wolves ka barazuar ndaj Burley në minutën e pestë të kohësh shtesë teksa sfida ka përfunduar 1-1. Barnes kaloi miqtë në avantazh me një gol fantastik në pjesën e parë ndërsa Jimenez ka barazuar nga pika e bardhë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...