PSG e ka deklasuar sonte me një katër golësh skuadrën e Toulouse. Kampioni francez kështu i rikthehet fitoreve pas humbjes befasuese javën e kaluar. Në këtë ndeshje shkëlqeu Choupe Moting, që shënoi dy gola. Rezultati përfundimtar ishte 4-0
Kampionët në fuqi të Francës i janë kthyer fitoreve pas humbjes nga Rennes javën e kaluar.
Djemtë e Thomas Tuchel dolën në këtë ndeshje përsëri pa asin e tyre kryesor Neymar, derisa Kylian Mbappe bëri paraqitjen e tij të 100-të në Ligue 1.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte e qetë dhe pa gola.
Katër golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Goli i parë ishte Choupo Moting në minutën e 50-të, i cili kaloi pothuajse tërë mbrojtjen e Toulouse për të shënuar golin e parë.
Pesë minuta më vonë do të vinte një gol qesharake i Goncalves.
PSG-së ju deshën edhe 20 minuta të tjerë për të ardhur te goli i tretë.
Kësaj radhe ishte Juan Bernat asistoi për Choupo Moting për të shënuar golin e tretë në minutën e 75-të.
Krejt në fund Marquinhos lë gjurmë në këtë ndeshje pas një asistimi të Di Marias. Goli i katërt shënohet në minutën e 83-të.
Kjo është fitorja e dytë e PSG në Ligue 1, të cilën ata e arrisin në xhiron e tretë.
Në javën e katër PSG i shkon Metzit më 30 shtator derisa francezët gjenden në pozitën e tretë në kampionat me gjashtë pikë tri më pak se Rennes që prin me 9 pikë.