Tuchel i jep ultimatum PSG-së për Neymar

Futboll

Tuchel i jep ultimatum PSG-së për Neymar

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:14
Neymar

Pasi luajti një ndeshje tjetër në kampionat pa Neymar, menaxheri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel pranon që klubi duhet ta zgjidhë situatën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sulmuesi brazilian vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën, ndërsa raportohet se edhe Real Madrid është në objektiv.

Me Neymar ende jo të gatshëm pas fitores së PSG 4-0 ndaj Toulouse të dielën, Tuchel është nën stres.

“Gjithmonë ka qenë qëllimi ynë ta mbyllim këtë punë sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha Tuchel Canal + pas ndeshjes.

“Leonardo e di që unë dua ta mbaj atë. Por kjo nuk varet vetëm prej tij. Situata nuk është shumë e qartë, po. Dhe ne duhet ta sqarojmë”.

Kujtojmë që përveç Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani pësuan dëmtime në ndeshjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat