E fundit: Reali në hall, titullri dëmtohet para ndeshjes

Futboll

E fundit: Reali në hall, titullri dëmtohet para ndeshjes

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:21
Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane ka humbur dhe një tjetër futbollist për ndeshjen e radhës kundër Villarreal-it. James Rodrigues ka probleme muskulare dhe nuk mund të jetë i gatshëm. 

Kanali zyrtar i "Los Blancos" bëri me dije se kolumbiani iu nënshtrua ditën e sotme testeve mjekësore që zbuluan shkallën e tij të dëmtimit. James përflitej dhe përflitet ende për një largim nga Madridi. 

Dëmtimi i Asensios bëri që një mundësi e tillë të shuhej, por Napoli po këmbëmngul që ta afrojë në Itali. 28-vjeçari nuk do që të lëvizë nga Madridi, aq më tepër që u rikthye si titullar në sfidën e barazuar 1-1 ndaj Valladolid-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat