E konfirmon Ademi: Portieri i klubit zvicerian, Saipi do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës

Futboll

E konfirmon Ademi: Portieri i klubit zvicerian, Saipi do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti Agim Ademi, sot, ka zhvilluar një takim me portierin e klubit zviceran, Schaffhausen, Amir Saipi dhe me familjarët e tij.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth mundësisë së ardhjes së Amirit në radhët e Kombëtares së Kosovës.

Pas këtij takimi presidenti Ademi theksoi se Amiri është një djalë shumë i mirë dhe vjen nga një familje bujare.

“Shpresoj që shumë shpejt do të fillojmë procedurat e pajisjes me dokumentet e nevojshme dhe në tetor të jetë i gatshëm grumbullimi i tij dhe bashkëngjitja në familjen tonë Dardane. Edhe një Dardan i ri, vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi pas këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat