Rikthimi i Icardit? Marotta hesht Wanda-n dhe tregon prapaskenën me presidentin Zhang!

Futboll

Rikthimi i Icardit? Marotta hesht Wanda-n dhe tregon prapaskenën me presidentin Zhang!

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:11
Marotta

Wanda Nara deklaroi një natë më parë se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë me çdo kusht tek Inter dhe për këtë ka biseduar me një në klub, duke nënkuptuar presidentin Steven Zhang.

Para ndeshjes me Lecce, drejtori i deleguar, Beppe Marotta iu është përgjigjur hapur dhe me tone të ashpra të gjithë këtyre fjalëve të agjentes së argjentinasit.

"Ne i morëm komentet e Wanda Nara me pak acarim, si për kohën, ashtu edhe për metodën që u shpreh. 

Gjithashtu mohoj kategorikisht se dikush në klub i tha Icardit të qëndrojë te Inter, veçanërisht jo presidenti Steven Zhang.

Strategjia që Inter ka marrë është e saktë dhe ne e kemi komunikuar qartë në kornizën e duhur kohore. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund dhe askush te Inter nuk mund ta ndryshojë këtë qasje të përbashkët që mbështetet nga të gjithë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat