Interi e nis sezonin me fishekzjarrë, mposht me “poker” Lecce-n

Futboll

Interi e nis sezonin me fishekzjarrë, mposht me “poker” Lecce-n

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Interi i ri i Antonio Conte-s e ka nisur më së miri sezonin 2018/19 duke mposhtur Lecce-n me rezultatin 4-0 në San Siro.

Ishte një atmosferë elektrizuese teksa zikaltrit e nisën sfidën me një intensitet të lartë dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 21’ me Marcelo Brozovic nga distanca.

Vetëm tri minuta më pas Sensi dyfishoi me një gol fantastik pas një aksioni personal.

Pas pushimit, Romelu Lukaku ka shënuar golin e parë me fanellën zikaltër pas një ore lojë.

Në fund, qershia mbi tortë ishte predha e Candreva-s në minutën e 84’ të takimit. Një Inter bindës, por duhet thënë se kundërshtari ishte Lecce e sapo ardhur në Serie .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat