Conte: Të festojmë deri në mesnatë, pastaj e ka radhën Cagliari. Lukaku një gjigant i mirë

Futboll

Conte: Të festojmë deri në mesnatë, pastaj e ka radhën Cagliari. Lukaku një gjigant i mirë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:47
Antonio Conte

Antonio Conte e ka nisur me fitore aventurën e re tek Inter teksa zikaltrit kanë mposhtur Lecce-n 4-0 në San Siro.

Pas ndeshjes, Conte ka folur për DAZN: “Mendoj se në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe me dëshirën e duhur.

Gjatë pushimit u thashë djemve të mos e ulnin ritmin sepse Lecce është aty gati për të përfituar.

Duhet të përmirësohemi si mendërisht ashtu edhe fizikisht, por më pëlqen puna me këta djem të cilët janë treguar gjithmonë të gatshëm.

Lukaku? Ai ka ardhur këtu me përulësi të madhe, ai është një gjigant i mirë, i gatshëm të punojë për skuadrën.

Edhe Lautaro luajti mirë, të gjithë duhet të përgëzohen. Le të festojmë deri në mesnatë, duke filluar nga nesër do të mendojmë për Cagliari-n, do të jetë një ndeshje e vështirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat