Ademi po qëndron në Zvicër, do të takohet me Challandes

Futboll

Ademi po qëndron në Zvicër, do të takohet me Challandes

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:49
Pamje nga takimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke qëndruar në Cyrih të Zvicrës.

Gjatë ditës së sotme ai është takuar me portierin e Schaffhausenit, Amir Saipin, i cili ka pranuar të luaj për Kosovën.

I shoqëruar nga asistenti Muharrem Sahiti, në mbrëmje ai është takuar edhe me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Flamur Bunjaku që vepron në Zvicër.

Ademi pritet të takohet edhe me përzgjedhësin Bernard Challandes. Kosova pas dy javësh do të zhvilloj dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Cekisë dhe Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat