“Ciao” Juventus, Dybala te klubi i ri për 80 milionë euro

Futboll

“Ciao” Juventus, Dybala te klubi i ri për 80 milionë euro

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 09:31
Paulo Dybala

Paulo Dybala është sërish në prag të largimit nga Juventus.

Mediat italiane raportojnë se ylli argjentinas nuk e ka të sigurt qëndrimin te Bianconerët për sezonin e ri.

Qëndrimi në bankën e rezervistëve gjatë tërë ndeshjes ndaj Parmës ka bërë që të ndizen spekulimet për shitjen e Dybalas në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por, largimi i tij nga Juventus është i lidhur me fatin e Neymarit në PSG.

Nëse Neymar largohet nga Parc des Princes, klubi i pasur francez mund ta transferojë Dybalan për rreth 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat