Në prag të ndeshjes Tirana-Teuta

Futboll

Në prag të ndeshjes Tirana-Teuta

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:28
Në prag të ndeshjes Tirana-Teuta

Tirana ka nënshkruar me dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare, mbrojtësit Kristi Vangjeli dhe Andi Lila, të cilët kanë pozuar me fanellën bardheblu.

Klubi kryeqytetas njoftoi se dy futbollistët janë bërë pjesë e bardhebluve dhe se duartrokitjet e para do t’i marrin sot në prag të ndeshjes Tirana-Teuta, kur edhe të bëhet prezantimi zyrtar i tyre.

Me Vangjelin akordi ishte arritur prej kohësh, ndërsa ofertën e presidentit Refik Halili e pranoi edhe Andi Lila, i cili rikthehet në kampionatin shqiptar pas plot 8 sezonesh dhe pikërisht me fanellën e fundit që pati veshur në Superiore, atë të Tiranës.

Me këto dy përforcime, por edhe shumë emra të tjerë që janë prezantuar më herët si Batha, Torrasa, Cale dhe Tefik Osmani, bardheblutë bëhen pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion, në vitin që përkon me 100-vjetorin e themelimit të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat