Të acaruar

Futboll

Të acaruar

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:55
Ilustrim

Drejtori Sportiv, Beppe Marotta ka thënë se Interi ndihet i acaruar me komentet e fundit të WandaNaras e cila ka konfirmuar që Icardi do të vijojë të jetë pjesë e zikaltërve.

Sulmuesit argjentinas i është thënë që në fillim të verës që nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes dhe nuk do të përfshihet në skuadër, por ai ka refuzuar çdo mundësi për t’u transferuar diku tjetër.

Gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara kanë folur në televizion mbrëmjen e kaluar, duke siguruar që ai do të vazhdojë ta hedh poshtë çdo opsion sepse ai dëshiron qëndrimin në Inter.

“Ne i përshëndetem komentet e Wanda Nara’s të cilat nxitën acarim të situatës, si për kohën dhe metodën që u thanë”, tha Marotta për DAZN.

“Po ashtu mund ta mohoj kategorikisht që dikush në klub t’i thotë Icardit për të qëndruar në Inter, sidomos presidenti Steven Zhan”.
“Strategjia e Interit ka qenë e qartë dhe ne ua kemi komunikuar atyre në kohë të duhur. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund dhe askush në Inter nuk mund ta ndryshoi këtë qasje që do ta shkembejmë me të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat