Përfundon takimi Barçë-PSG për Neymarin, këto janë më të rejat

Futboll

Përfundon takimi Barçë-PSG për Neymarin, këto janë më të rejat

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:34
Neymar

Takimi mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit në Paris ka përfunduar tashmë, por pa ndonjë marrëveshje për kthimin e Neymarit në Katalonjë.

Megjithatë, negociatorët e Barçës janë larguar nga ky takim me homologët e tyre parisienë me ndjesi pozitive se marrëveshja do të arrihet, shkruan Mundo Deportivo, gazetë e afërt me klubin spanjoll.

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, nuk ka qenë pjesë e takimit. Në anën tjetër, Barçën e kanë përfaqësuar shefi ekzekutiv, Carscar Grau, menaxheri Javier Bordas dhe sekretari Eric Abidal.

Bisedimet me Leonardon, drejtorin sportiv të PSG-së, kanë shkuar mirë dhe anipse nuk është arritur marrëveshje përfundimtare, Barça është e bindur se do t’i arrijë qëllimit ta kthejë Neymarin në klub para se të mbyllet afati kalimtar veror më 2 shtator.

Barça uron se Neymar do të vazhdojë të kërkojë nga klubi ta lërë të rikthehet në Barcelonë, duke qenë se kjo ka qenë dëshira e tij tash e një vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat