Juventus, CR7 refuzon stemën e më të mirit

Futboll

Juventus, CR7 refuzon stemën e më të mirit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 21:10
Cristiano Ronaldo

Një stemë për të nderuar lojtarët më të mirë të Serisë A 2018-19.

Në javën e parë të kampionatit italian, më të vëmendshmit mund të kenë vënë re disa lojtarë që kanë patur një stemë blu dhe të artë në gjoks.

Ata kanë qenë: Samir Handanovic (portieri më i mirë i sezonit të kaluar), Kalidou Koulibaly (mbrojtësi më i mirë), Sergej Milinkovic-Savic (mesfushori më i mirë), Fabio Quagliarella (sulmuesi më i mirë), Nicolò Zaniolo (i riu më i mirë) dhe Cristiano Ronaldo (lojtari më i mirë).

Nga këta të gjashtë, vetëm njëri është paraqitur pa stemën në fanellë. Ai ka qenë lojtari më i mirë i kampionatit të kaluar, Cristiano Ronaldo.

Nuk dihen me saktësi arsyet që kanë shtyrë portugezin të marrë një vendim të tillë (vlerësimi i rij si lojtari më i mirë, edhe pse nuk ishte golashënuesi më i mirë, është kritikuar nga një pjesë e mirë e tifozëve) dhe nëse do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat