Sërish telashe për Solskjaer, dëmtohet edhe mbrojtësi titullar

Futboll

Sërish telashe për Solskjaer, dëmtohet edhe mbrojtësi titullar

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 23:10
Ole Gunnar Solskjaer

Pas dëmtimit fundjavën e kaluar të sulmuesit Anthony Martial, në infermierinë e skuadrës së Manchester United ka përfunduar sot edhe mbrojtësi Luke Shaw. 24-vjeçari, që luan në krahun e majtë, ka dëmtuar tendinat e gjurit gjatë stërvitjes.

Mediat britanike konfirmojnë se lojtari do të qëndrojë të paktën një muaj pushim, një humbje e madhe për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri norvegjez e ka hedhur në fushë si titullar mbrojtësin në të trija ndeshjet e luajtura deri më tani.

Luke Shaw luan që prej vitit 2014 me “djajtë” dhe në 109 ndeshje në “Old Trafford” ka realizuar 1 gol. Sezonin e kaluar ai ishte një nga të besuarit e trajnerit Solskjaer, që deri në fillim të tetorit i duhet të gjejë një alternativë tjetër pas dëmtimit të Shaw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat