Pse u fikën dritat?

Futboll

Pse u fikën dritat?

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 10:32
Pse u fikën dritat?

Delegati i ndeshjes së djeshme dhe njëkohësisht shefi i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, pas ndeshjes sqaroi problemin me ndriçimin e stadiumit. Sipas tij, problemi është i zakonshëm në ndeshjet me drita.

“Problemi i ndriçimit erdhi si pasojë e një goditjeje tensioni. Kjo solli fikjen e menjëhershme të projektorëve, sepse u mbingarkuan. Janë model i vjetër dhe normalisht mbingarkohen. Që të rindizeshin projektorët, duhej që rrjeti në stadium dhe projektorët duhet të ftoheshin plotësisht, sepse në të kundërt ishte e pamundur që të vinte ndriçimi.

Me ftohjen e sistemit erdhi edhe ndriçimi”, u shpreh Nurishmi. Në fakt, edhe më parë në “Selman Stërmasi” kanë ndodhur probleme me ndriçimin. Asokohe e pësoi derbi, me ndriçimin që nuk u kthye më në stadium dhe takimi TiranaPartizani që nisi më 1 dhjetor 2017, u mbyll më 2 dhjetor me 30 minutat që u luajtën në mesditë.

Këtë herë skuadrat pritën dhe ndeshja u luajt brenda ditës, ndonëse skuadrat qëndruan në fushë më shumë se dy orë. Kujtojmë që ndriçimi i “Selman Stërmasit” është ndriçimi i vjetër i “Qemal Stafës”, vendosur në stadiumin mitik në 1994-ën e largët kur u shemb për t’u ndërtuar stadiumi i ri “Arena Kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat