Liverpool në grup me gjigantët nga La Liga dhe Serie A?

Futboll

Liverpool në grup me gjigantët nga La Liga dhe Serie A?

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 10:34
Liverpool në grup me gjigantët nga La Liga dhe Serie A?

Ditën e enjte në Monako të Francës, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit 2019-2020, të Ligës së Kampionëve.

Në fazën e grupeve do të marrin pjesë 32 ekipe, të cilat do të vendosen në 4 vazo para hedhjes së shortit.  Në vazon e parë do të jetë Liverpuli si fitues i Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, Çelsi si fitues i Ligës së Europës, dhe 5 skuadrat e të cilat fituan kampionatet kryesore të Europës.

Ditën e sotme “The Sun”, ka marrë pjesë në një simulim për shortin e fazës së grupeve, dhe përfundimi i këtij shorti solli një grup “ferri” për Real Madridin, i cili ishte në të njëjtin grup me Liverpulin, Interin dhe Slavian e Pragës.

Në grupet e tjera ishin Barcelona, Totenhemi, Dinamo Zagrebi dhe Genk në grupin A. Në Grupin B ishin, Zeniti, Dortmundi, Salzburgu dhe Lilë. Në grupin E bëjnë pjesë Çelsi, Napoli, Leverkuseni dhe Lokomotiva e Moskës.

Kujtojmë se ky është thjesht një parashikim, sepse shorti i vërtetë do të hidhet ditën e enjte në 29 gusht, në Monako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat