Klopp habit me deklaratë për Shaqirin

Futboll

Klopp habit me deklaratë për Shaqirin

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 10:41
Klopp habit me deklaratë për Shaqirin

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka luajtur vetëm 11 minuta në sezonin e ri.

Për një futbollist si Shaqiri kjo është e pamjaftueshme, e pranon trajneri i tij Jurgen Klopp.

Klopp lë të kuptohet se do të ketë më shumë minuta për përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.

“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit. Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”, tha Klopp për situatën e zëvendësuesve.

Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur.

“Kjo është normale”, tha Klopp, por e pranon se Shaqiri është i pafat. Klopp habit me deklaratë për Shaqirin kur thotë është në gjendje të shkëlqyeshme.

“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.

Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.

“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat