Edhe kjo ndodhë, pas 125 vitesh histori...

Futboll

Edhe kjo ndodhë, pas 125 vitesh histori...

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 10:57
Edhe kjo ndodhë, pas 125 vitesh histori...

Skuadra e Bury Football Club është dëbuar nga futbolli anglez, pasi që pronari Steve Dale nuk arriti të gjente një blerës për klubin deri në afatin e fundit ligjor të cilin e kishte.

“Bordi i EFL pas një diskutimi të gjatë dhe të detajuar ka marrë vendim për përjashtimin e Bury FC nga futbolli anglez pasi që nuk arriti që të përmbushte kriteret financiare në afatin e parparë.

“Megjithë kërkesat e përsëritura për pronarin e saj Z.Dale për një periudhë të qëndrueshme kohore, provat e nevojshme në lidhje me mënyrën se si klubi do t’i përmbushte angazhimet e tij financiare, thjesht nuk janë siguruar dhe si rezultat klubi shuan aktivitetin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Bury Football Club është fitues i FA Cup gjatë historisë së gjatë 125 vjeçare.

Njëherit bëhet klubi i parë anglez që dëbohet nga viti 1992, kur ishte dëbuar Maidstone United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat