Legjenda italiane ngre në qiell portierin shqiptar

Futboll

Legjenda italiane ngre në qiell portierin shqiptar

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:51
Legjenda italiane ngre në qiell portierin shqiptar

Tomas Strakosha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik në Serinë A. Portieri i Kombëtares shqiptare ishte një nga lojtarët më të mirë të Lacios në fitoren që këta të fundit arritën kundër Sampdorias dhe falë pritjeve të tij ka arritur të zërë një vend në formacionin ideal të javës së parë.

“SofaScore” e ka vlerësuar gardianin kuqezi si portierin më të mirë në formacionin 3-4-3, i cili ka arritur të marrë një notë shumë të lartë (8.7). Në katërkëndëshin e skuadrës ideale të javës së parë është zgjedhur portieri i Lacios, ndërsa përpara tij qëndrojnë Shkrinjar, Kielini dhe Bekao. Në mesfushë janë Insinje, Brozoviç, Pulgar dhe Antonio Kandreva, ndërsa sulmi përbëhet nga Imobile, Xheko dhe Luis Muriel.

E vlerëson legjenda – Golat janë ata që mbahen mend në një ndeshje futbolli, por në sfidën mes Sampdorias dhe Lacios nuk mund të kalonte pa u vënë re një pritje spektakolare që portieri shqiptar bëri ndaj Vieras. “Corriere Della Sera” shkruan se Strakosha është një nga portierët më të nënvlerësuar në Itali.

“Duhet t’i japim hakun dhe atë që meriton. Shpeshherë e nënvlerësojmë shumë, ne ekspertët dhe tifozët e Lacios. Sigurisht që duhet të përmirësohet në daljet e tij dhe në përgjithësi në kontrollin e zonës së portës, por mes dy shtyllave është një nga më të mirët.

Nuk duhet të harrojmë që po flasim për një portier shumë të ri, 24 vjeç, i cili ka numra shumë të rëndësishëm në karrierë: 95 ndeshje në Serinë A, 14 në Europa Ligë, 15 në Kupën e Italisë dhe 1 në finalen e Superkupës në vitin 2017 të fituar kundër Juventusit.

Në vlerësimet e gazetave ishte nga të parët e ‘klasës’. Nota më e lartë është ajo thënie e legjendës italiane, Dino Xof për shqiptarin: Sigurisht që i duhet të përmirësohet, por ai është një siguri në portë dhe po konfirmohet shumë i rëndësishëm për skuadrën e Inzagit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat