Vazhdojnë problemet te Reali, lëndohet Isco

Futboll

Vazhdojnë problemet te Reali, lëndohet Isco

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 12:31
Isco

“Los Blancos”, këtë sezon kanë pasur një listë të gjatë të lëndimeve duke filluar nga Eden Hazard dhe James Rodriguez, mirëpo lista ende nuk ka përfunduar.

Këtë herë është fjala për mesfushorin, Isco, i cili u lëndua gjatë trajnimeve.

Mediet spanjolle thonë se spanjolli po vuan nga një lëndim muskulor.

Në ditët e ardhshme do të kuptohet sa do të mungojë spanjolli, i cili kishte një rol të rëndësishëm në formacionin e Zidanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat