Bakayoko mund të rikthehet tek Milan

Futboll

Bakayoko mund të rikthehet tek Milan

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:23
Bakayoko

Kessie mund të largohet nga Milani këtë merkato, pasi në drejtim të tij ka ardhur një ofertë nga francezët e Monakos.

Klubi nga Principata prej kohësh është në kërkim të një mesfushori dhe lojtari kuqezi duket si profili ideal për atë repart. Në rast se lojtari nga Bregu i Fildishtë largohet, te Milani e kanë gati zëvendësuesin. 

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, kuqezinjtë mund të rikthenin në skuadër Bakayoko, i cili në sezonin e fundit luajti ne Milan i huazuar nga Chelsea, duke treguar paraqitje shumë të mira.

Mesfushori francez ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit te skuadra e drejtuar nga Gattuso, por disa zënka me trajnerin bënë që drejtuesit të mos e blejnë kartonin e lojtarit në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat