I huazuar tek Inter, por Sanchez është lojtari i dytë më i paguar i Man United

Futboll

I huazuar tek Inter, por Sanchez është lojtari i dytë më i paguar i Man United

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:20
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez çuditërisht do të jetë lojtari i dytë më i paguar i Manchester United, megjithëse është pranë finalizimit të huazimit tek Inter.

Daily Mail raporton se Sanchez ka një rrogë 450,000 euro në javë tek United që kur iu bashkua nga Arsenal janarin e kaluar.

Inter ka pranuar të paguajë 5 milionë nga rroga vjetore e kilianit e cila shkon në 23 milionë euro, që do të thotë se United do të paguajë pjesën më të madhe të saj.

23 milionë euro është rroga fillestare e Sanchez, e cila mund të shkojë në 600,000 euro në javë nëse kap bonuset.

Mendohet se United do të paguajë 350,000 euro në javë për Alexis teksa ai do të luajë tek Interi në Serie A përgjatë sezonit 2019/20.

Vetëm David De Gea do të paguhet më tepër se Sanchez në klubin e Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat