Totti bën parashikimin: Ja skuadra që do ta fitojë këtë vit Serinë A

Futboll

Totti bën parashikimin: Ja skuadra që do ta fitojë këtë vit Serinë A

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 22:04
Francesco Totti

Legjenda e Romës dhe Serisë A, Francesco Totti, në një intervistë për “Sky Calcio” , ka bërë parashikimin e tij në lidhje me ekipin që do të fitojë Serinë A sezonin që sapo ka nisur.

Ish-kapiteni i Romës beson se edhe këtë vit skuadra e Juventusit mbetet favorite.

“Juventusi mbetet ende skuadra për t’u mundur. Një klub i fortë në çdo drejtim: Si organizim, si skuadër… kudo dominojnë. Megjithatë, shoh se këtë vit Napoli dhe Inter janë më pranë, më të etura për fitore dhe janë përforcuar ndjeshëm. Ndaj parashikoj një kampionat më të fortë krahasuar me sezonet e fundit”, tha Totti.

“Unë mendoj se këto 3 skuadra do të zënë 3 vendet e para edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë. Juventusi do të }tojë sërish në fund edhe këtë vit, por do të djersitë më shumë. Më pas vijnë Roma, Milan e Lazio, që do të duelojnë për vendin e katërt dhe Europa League. Unë shpresoj të gaboj për Romën, por kam 30 vite që merrem me futboll, tha Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat