Ajax kualifikohet në shtëpi, fiton edhe Club Brugge

Futboll

Ajax kualifikohet në shtëpi, fiton edhe Club Brugge

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Pas barazimit pa gola në Qipro ndaj APOEL, Ajax ka fituar 2-0 në shtëpi dhe ka prerë një biletë për një fazën e grupeve të Champions League. Kampionët e Holandës duhet të luanin në fazën eliminatore, megjithëse shkuan deri në gjysmëfinale edicionin e kaluar. Ishte blerja e re Alvarez ai që zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë, ndërsa Tadic ka vulosur fitoren dhe kualifikimin në fund të takimit.

Slavia Prague kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë ndaj CFR Cluj në Rumani dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në ndeshjen e kthimit në Çeki. Ishte goli i Boril ai që i ka dhënë fitoren dhe ka siguruar kualifikimin Slavia-s me fitoren 1-0.

Ekipi që vuajti më shumë për kualifikimin ishte Club Brugge ndaj LASK Linz. Pas fitores 1-0 në Austri, belgët rrezikuan në fund të takimit pas një penalltie të shkaktuar. Megjithatë, goli i Dennis në fund ka rikthyer avantazhin teksa ndeshja ka përfunduar 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat