Sot shorti i Champions League, këto mund të janë grupet e vdekjes

Futboll

Sot shorti i Champions League, këto mund të janë grupet e vdekjes

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 13:24
Sot shorti i Champions League, këto mund të janë grupet e vdekjes

Sot hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit të ri 2019/20 të Champions League dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.

Në përgjithësi 32 ekipe janë ndarë në katër vazo, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa tetë të tjera e arritën qëllimin përmes fazës play-off.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Europa League Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.

Këto vazot:

Vazoja 1: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, PSG, Zenit.

Vazoja 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Tottenham Hotspur, Shakhtar Donetsk, Benfica, Ajax.

Vazoja 3: Lyon, Bayer Leverkusen, FC Salzburg, Olympiakos, Valencia, Club Brugge, Inter, Dinamo Zagreb.

Vazoja4: Lokomotiv Moscow, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Prague, Red Star Belgrade, Atalanta, Lille, Inter, Valencia.

Grupet e mundshme të “vdekjes:

Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.

Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat