Shtatë futbollistë të vdekur nga vërshimi i fushës

Futboll

Shtatë futbollistë të vdekur nga vërshimi i fushës

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:02
Shtatë futbollistë të vdekur nga vërshimi i fushës

Shtatë persona janë vrarë të mërkurën gjatë një ndeshje futbolli, pasi fusha në të cilën po luanin u vërshua nga uji që ishte derdhur me vrull nga një lum në afërsi në jug të Marokut.

Autoritetet vendore njoftuan se në mesin e të vdekurve është një 17-vjeçar dhe gjashtë burra që po luanin futboll në fshatin Tizert, në rajonin Taroudant.

Ekipet e kërkimit e kanë shpëtuar një person, i cili ishte lënduar nga vërshimet, dhe janë në kërkim të një të zhdukuri tjetër.

Lumi kishte dalë nga shtrati dhe e kishte vërshuar fushën në të cilën po mbahej një turne i futbollit amator, njofton AFP.

“Jemi të tronditur. Unë jam 64-vjeçar dhe asnjëherë nuk e kam parë një vështrim të tillë”, ka thënë një dëshmitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat