Bayerni blindon Lewandowskin për disa vite

Futboll

Bayerni blindon Lewandowskin për disa vite

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:42
Bayerni blindon Lewandowskin për disa vite

Bayern Munih blindon Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak i cili e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon duke realizuar 6 gola në 3 ndeshje mes Bundesliga I dhe Kupës së Gjermanisë, ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2023.

Lewandowski do të jetë pjesë e Bayernit edhe për 4 sezonet e ardhshme dhe gjasat janë që ta mbyllë karrierën në Bavari pasi kur t’i përfundojë kontrata do të ketë mbushur 35-vjeç dhe mund të vendosë edhe të varë këpucët në gozhdë që në atë periudhë.

Kontrata e mëparshme e Levës skadonte në vitin 2021 ndërsa nga marrëveshja e re Lewandowski do të përfitojë një pagë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat