Emery hedh poshtë të gjitha mundësitë për largimin e Ozil

Futboll

Emery hedh poshtë të gjitha mundësitë për largimin e Ozil

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:26
Mesut Ozil

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka hedhur poshtë mundësinë që Mesut Ozil të largohet nga skuadra në këtë afat kalimtar.

Emery ka zbuluar se ish reprezentuesi i Gjermanisë do të mbetet në Londrën veriore, përkundër spekulimeve se ai mund të largohet për një aventurë të re.

Ozil nuk do të kryej asnjë lëvizje në minutat e fundit të merkatos, ka konfirmuar Emery, duke qetësuar kështu tifozët e skuadrës.

“Ne nuk e diskutojmë mundësinë që Ozil të largohet nga skuadra” ka thënë Emery në konferencën për shtyp.

Emery ka shprehur besimin se Ozil do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e së dielës, ndeshje në të cilën duket se do të llogarisë në mesfushorin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat