Tjetër largim nga Milan, Laxalt pajtohet për kalimin në Torino

Futboll

Tjetër largim nga Milan, Laxalt pajtohet për kalimin në Torino

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:39
Diego Laxalt

Diego Laxalt pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë tek skuadra e Torinos.

Laxalt ka marrë një tjetër kthesë në karrierën e tij, duke u pajtuar për një kalim tek skuadra e Torinos.

Lojtari do të kalojë në formë huazimi, me mundësi blerjeje në fund të sezonit, për shumën e 12 milionë eurove.

Javët e fundit e kanë gjetur uruguaianin në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhej me një largim të mundshëm nga ‘San Siro’, gjë kjo që tashmë po realizohet.

Huazimi i Laxalt do t’i kushtojë Torinos 500 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat