Zyrtare: Sanchez kalon te Interi

Futboll

Zyrtare: Sanchez kalon te Interi

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 22:15
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez është zyrtarisht lojtar i ri i Interit, që vjen si huazim për një sezon nga Manchester United.

Kiliani erdhi të mërkurën në Itali, për t’i kryer pastaj edhe testet mjekësore.

Sipas raportimeve, Interi ka ranë dakord të paguajnë 5 milionë euro të pagës së tij gjatë sezonit për huazim, ku pjesa prej 12 milionë euro do të paguhet nga Manchester United.

Lojtari do të kaloj në huazim për një vit.

Ky do të jetë një rikthim në Itali për 30-vjeçarin, i cili ka luajtur më parë me Udinesen nga 2007 deri në 2011, kur u transferua në Barcelona për 26 milionë euro.

Ai shënoi 20 gola në Serie A dhe dha 16 asistime.

Sanchez ka luajtur pastaj me Arsenalin, për të kaluar te Manchester United për 34 milionë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat