Sërish derbi i madh i skuadrave me tifozë të çmendur

Futboll

Sërish derbi i madh i skuadrave me tifozë të çmendur

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:49
Sërish derbi i madh i skuadrave me tifozë të çmendur

Sërish derbi i madh i skuadrave me tifozë të çmendur. Boca Juniors ka mundësinë më të mirë të hakmerret ndaj River Plate për finalen e humbur sezonin e kaluar në Copa Libertadores. Fati e deshi që një vit më pas dy rivalët e përjetshëm nga Buenos Aires të ndeshen sërish në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut.

Pas kualifikimit të Bocas me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj ekuadrioanëve të L.D.U Quito edhe Los Millionarios siguruan biletën e gjysmëfinaleve pasi barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj paraguaianëve të Cerro Portenos dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 në favor Riveri kaloi më tej.

Për të dytin vit radhazi në Copa Libertadores do të vihet në skenë Superclasico me dy ndeshje vajtje-ardhje që pritet të dhurojnë emocione të mëdha, rivalitet të ashpër por edhe shumë spektakël edhe pse këtë herë luhet për të siguruar një biletë për në finalen e madhe pasi shorti i ka vendosur përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale Riverin dhe Bocën.

Ka kohë për këto dy takime magjepsëse që të mos ndodhin trazirat e vitit të shkuar dhe dy klubet t’i marrin mirë masat pasi ndeshja e parë do të luhet më 2 tetor në El Monumental dhe ajo e kthimit tre javë më pas në datën 23 tetor në Bombonera. Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër do të jetë e gjitha braziliane mes Flamengos dhe Gremios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat