Tairi:Kemi respekt për Shkupin, s’do të jetë lehtë, por i duam tre pikë

Futboll

Tairi:Kemi respekt për Shkupin, s’do të jetë lehtë, por i duam tre pikë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 15:55
Tairi: Kemi respekt për Shkupin, s’do të jetë lehtë, por i duam tre pikë

Njëra nga ndeshjet më interesante në javën e katër të Ligës së parë pritet të luhet në Strugë, ku Struga Trim Lum e prêt skuadrën e Shkupit.

Mesfushori me përvojë Flamur Tairi deklaroi se kanë respekt për kundërshtarin, por do të luftojnë për tre pikë.

“Shkupi është një ekip me traditë, një ekip i organizuar. Kemi respekt për ta, por ne luajmë në shtëpinë tonë dhe shkojmë për fitore. Kemi shanset tona. Jemi të kompletuar dhe presim të arrijmë rezultat të mirë”, deklaroi Tairi, i cili nuk prêt ndeshje të lehtë.

“Jo, nuk do të jetë lehtë, pasi të gjitha skuadrat në renditje janë afër njëra-tjetrës. Cdo ndeshje ka vështirësit e veta”, shtoi ai.

Ndeshja është në program të dielën me 1 shtator me fillim prej orës 16:30 minuta.

Refer kryesor do të jetë Petar Mantev nga Negotina.

Ndeshjet, java e 4-të
E shtunë, ora 16:30
Sileks-Makedonija GJP
Borec-Shkëndija
Rabotnicki-A.Pandev
Struga Trim Lum-Shkupi
Renova-Vardar (e diel)

Tabela:A.Pandev 7, Renova 7, Struga Trim Lum 6, Makedonija GJP 6, Vardar 4, Shkupi 4, Rabotnicki 3, Sileks 3, Shkëndija 1, Borec 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat