Shkëndija do të përballet me Vardarin për Kupë

Futboll

Shkëndija do të përballet me Vardarin për Kupë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 15:59
Shkëndija do të përballet me Vardarin për Kupë

Shkëndija do të përballet me Vardarin e Shkupit në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shorti i hedhur sot në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë ka caktuar Vardarin rival të kuqezinjëve tanë në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Vendit.

Takimi i parë do të luhet më 25 shtator në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në Tetovë do të zhvillohet më 30 tetor.

Shkëndija kaloi në këtë fazë pasi në 1/16 e finales eliminoi Gostivarin me fitore 4:1, ndërsa Vardari ishte bindës 5:0 ndaj Kamenica Sasa-s.

Çiftet e Kupës

Vardari-Shkëndija
A.Pandev-Osogovo
Bregallnica-Makedonija GP
Shkupi-Sileksi
Pelisteri-Rabotniçki
Tikvesh-Renova
Labunishta-Ohrid
Borec-Struga

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat