Marotta zbulon lojtarin më të mirë të Inter-it dhe lutet për fundin e telenovelës Icardi

Futboll

Marotta zbulon lojtarin më të mirë të Inter-it dhe lutet për fundin e telenovelës Icardi

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:15
Beppe Marotta

Drejtori i  përgjithshëm i Inter-it, Beppe Marotta, ka folur për Conte-n, Ronaldo-n dhe Icardi-n nga hoteli Sheraton i Milanos, aty ku është edhe baza e merkatos për skuadrat e Serisë A.

Conte - "Nuk e di të jap një përqindje për ndikimin që ka një trajner, por e di se në këto nivele duhet të punësosh një menaxher të madh në aspektin njerëzor. Ne jemi të kënaqur që kemi hequr dorë nga blerja e një lojtari dhe që i kemi investuar paratë për rrogën e këtij trajneri. Sigurisht, është lojtari më i mirë i Inter-it. Kushton 20 milionë euro, por është sikur të kesh blerë një futbollist 20 milionësh".

Ronaldo tek Juventus - "Ka ndikuar dëshira e lojtarit për të ardhur në Itali. Ka qenë një operacion ambicioz që është çuar përpara nga presidenti Angelli. Është një shkelje e rregullave që mund ta bësh vetëm një herë për një lojtar si ai".

Si Maradona - "Transferimi i Maradona-s te Napoli mund të krahasohet vetëm me atë të Ronaldo-s tek Juventus-i. Ndoshta kalimi i Ronaldo-s tek Inter ka qenë në të njëjtat nivele. Ai i Maradona-s ka qenë një operacion i pabesueshëm, sepse ka ardhur lojtari më i fortë".

Icardi - "Kur kemi vepruar, e kemi bërë me vetëdije të plotë dhe me përgjegjshmëri. Klubi ka detyrën të zgjedhë një pozicion, duhet të marrë vendime. Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e merkatos, shpresoj që kjo telenovelë të mbyllet sa më shpejt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat